Publikohen të dhënat zyrtare nga ministria, ja sa raste të reja shënon Maqedonia në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, u kryen 1325 teste dhe janë shënuar gjithsej 565 raste të reja me kovid-19, rastet u regjistruan në:

– Shkup 230
– Kumanovë 35
– Shtip 13
– Prilep 65
– Tetovë 39
– Struga 1
– Veles 27
– Manastir 15
– Ohri 3
– Kavadarci 10
– Gostivar 27
– Gjevgjeli 13
– Strumica 17

Sipas të dhënave, në Maqedoninë e Veriut janë mbi 10,000 raste aktive me koronavirus, ku 721 pacientë janë të shtrirë në spitale, e pjesa tjetër, në shumë se 9,000 pacientë po kurohen në kushte shtëpie. Mjekët amë duhet që përmes telefonit të vlerësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve me COVID-19 dhe t’iu caktojnë terapinë.

Mjeku familjar nga Tetova, Ilir Luma, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai dëshiron që mjekët amë të lejohen, që duke respektuar masat mbrojtëse kundër koronavirusit, personalisht të vizitojnë pacientët me COVID-19, në mënyrë që të mund të caktojnë terapinë e duhur.

“Në rastin konkret, nuk mundet që në bazë të dy tre fjalëve gjatë komunikimit me telefon me pacientët, mjeku të japë diagnozën përkatëse, qoftë të përcaktojë dhe dyshimin për infeksionin nga koronavirusi. Kjo formë e komunikimit me pacientin, vetëm përmes linjës telefonike, e bën shumë të vështirë shërimin. E mundon pacientin në aspektin psikik”, thotë Luma.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu