“Puçi në Turqi kushtoi 90 miliardë euro”

Grushti i shtetit i dështuar, në Turqi i ka kushtuar ekonomisë së vendit me 300 miliardë lira apo 90 miliardë euro. Shifra është dhënë nga Ministria turke e Tregtisë.

Ministri për Doganat dhe Tregti, Bulent Tufenkci, ka thënë për gazetën “Hurriyet”, se kjo kosto mund të shkojë edhe më lartë. Sipas tij themelet e ekonomisë turke janë solide.

“Avionët luftarak, helikopterët, armatimi, bombat, ndërtesat: të gjitha kanë kushtuar 300 milionë lira. Ndoshta edhe jam duke e zvogëluar këtë shumë”, ka thënë ai, duke i’u referuar shkatërrimeve të shkaktuara gjatë natës së grusht shtetit. /tvklan.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu