Pulë me lëng në marinadë borziloku

Përbërësit:

5 copa pule ose biftek pule

gjalpë për tigan

Për marinim:

2 thelpinj hudhre

borzilok i freskët

4 lugë vaj ulliri

kripë, piper për shije

2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Përzieni borzilokun, hudhrën, kripën, piperin dhe lëngun e limonit. Në një enë vendosim copat e mishit, i lyejmë me vaj ulliri dhe më pas me marinadë. Përziejini mirë dhe skuqini në gjalpë për rreth 15 minuta në temperaturë mesatare. Ju bëftë mirë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu