Presidenti rus Putin tha se ishte shumë i kënaqur që disa kompani të huaja janë larguar nga Rusia. Kjo sepse në këtë mënyrë sipërmarrje vendore do të zënë vendin e tyre. Lideri i Kremlinit paralajmëroi perëndimin se Moska do e gjejë mënyrën për të blerë teknologji të avacuar dhe produkte luksi, shkruan Reuters.
Putin e prezantoi sulmin në Ukrainë si një pikë kthese në historinë ruse: një revoltë të Moskës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që sipas tij poshtëruan Rusinë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ndërsa Ukraina thotë se po lufton për mbijetesë.
Përvec vdekjes dhe tmerrit të luftës, konflikti dhe përpjekja e perëndimit për të izoluar Rusinë si ndëshkim, kanë frenuar rritjen ekonomike globale dhe kanë shkaktuat një rritje të inflacionit; me rritjen e cmimit të grurit, vajit të lulediellit, fertilizuesve dhe energjisë.
Që nga fillimi i liftës një seri investitorësh të huaj janë larguar nga vendi teksa ekonomia ruse po përballet me tkurrjen më të madhe që pas trazirave pas shpërbërjes së Bashkimit sovjetik.
Ndonjëherë, kur ne shikojmë ata që largohen – themi faleminderit Zotit, tha Putin.
Duke folur përmes video-lidhjes me krerët e ish-shteteve sovjetike, Putin tha se mallrat luksoze si Mercedesi, do të jenë ende në dispozicion, ndërsa pranoi se mund të jenë pak më të shtrenjta. Putin theksoi gjithashtu se Rusia ka ende nevojë për akses në teknologjitë e avancuara të ekonomive të zhvilluara. “Ne nuk do të shkëputemi prej saj”, siguroi ai.