Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar rreth konfliktit në Nagorno-Karabakh me presidentin francez Emmanuel Macron. Lajmin e ka dhënë Kremlini të shtunën. Kremlini tha po ashtu, se liderët shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me përplasjet etnike në shkallë të gjerë, mes forcave armene dhe azere në rajon.
Po ashtu, mes dy homologëve u diskutua rreth përfshirjes së luftëtarëve nga Siria dhe Libia në konflikt.