Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shteti i tij ka qenë i detyruar të rrisë armatimin bërthamor pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën nga Traktati anti-raketor, që u nënshkrua në vitin 2002 ndërmjet dy shteteve.
Sipas presidentit rus, nëse tani ka garë të armëve bërthamore ndërmjet e Rusisë dhe SHBA’së, kjo është iniciuar nga tërheqja e amerikanëve nga Traktati anti-raketor, transmeton Express.
Putin ka thënë se kur një palë tërhiqet nga marrëveshja, duke krijuar mburoja anti-bërthamore, pala tjetër detyrohet të krijojë mbrojtje të njëjtë.
Më tej, Putin ka shtuar se përveç kësaj, mënyrë tjetër për të tejkaluar këtë sistem anti-raketor, Rusisë i ishte dashur të rrisë kapacitetin e saj sulmues.