Putin thotë se SHBA-ja po krijon armiq për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme

Presidenti rus, Vladimir Putin edhe njëherë ka komentuar mbi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Putin para gazetarëve është shprehur se Uashingtoni ‘po krijon armiqe, duke u përpjekur që t’ju largojë mendjen votuesve nga problemet e brendshme’, transmeton arbresh.info.

Ai theksoi se zyrtarët amerikane po perpiqen që të rendisin Rusinë dhe Iranin si armiqë potenciale.

Putin gjithashtu ka theksuar se do të dëshironte që Donald Trump të fitonte postin e Presidentit të SHBA-ve.

“Clinton ka zgjedhur që jetë shumë agresive kundrejt vendin tonë,” tha Putin. “Në anën tjetër, Trump ka bërë thirrje për bashkëpunim mes dy vendeve, edhe  në luftën kundër terrorizmit. Natyrisht, që unë preferoj atë që kërkon të bashkëpunojë me Rusinë”./Arbresh


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu