Qasje selektive ndaj të amnistuarve në burgun e Idrizovës, reagojnë të burgosurit

Të burgosurit të cilët janë të përfshirë në Ligjin për amnisti, po lirohen në mënyrë selektive, reagojnë një grup të burgosurish, që gjenden në burgun e Idrizovës. Ata më tej ankohen se aspak nuk zbatohen vendimet e Gjyqit, dhe se për tu lëshuar ose duhet të kesh mbështetje partiake ose të duhet të paguajnë kesh, transmeton Medial.

Nga drejtoria për sanksione thonë se nëse ekziston një gjë e tillë, apo nëse ndonjërit i cili është i amnistuar dhe nga ana tjetër i kërkohet një gjë e tillë për lirim, menjëherë të paraqitet rasti në MPB.

StictyBanner mes postimeve mobil
Me ligjin për Amnisti pritet të lirohen nga vuajtja e dënimit afër 670 perona të dënuar me burg deri në gjashtë muaj, ndërsa 3.907 do t’ju ulet dënimi për 30 për qind.

Amnistia nuk u takon atyre personave të cilat veprat penale I kanë kryer pas 20 shtatorit të vitit 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu