Qazimi: Arestimi i ish pjestarëve të UÇK-së kthim i shtetit prapa nën urdhërat e Sërbisë

Ish deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Artina Qazimi përmes një postimi ka reaguar ndaj arestimit të ish ushtarëve të UÇK-së nga ana e policisë së Maqedonisë së Veriut duke e quajtur këtë si një provokim të rëndë kthim i shtetit pas nën kthetrat e Serbisë shkruan Top24.

Arrestimi i ish pjestarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga policia e Maqedonisë së Veriut është skandaloz, provokim i rëndë dhe rikthim i shtetit nën urdhërat e Sërbisë. Maqedonia e Veriut shumë kohë më parë ka një vendim që Sërbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën në atë periudhë, për vite ish ushtarët hyjnë e dalin nga vendi dhe askush deri më sot s’ka guxuar t’i ndalojë. Siç duket jo vetëm Stoilkoviçi, por edhe vetë Vuçiçi e paska në dorë Qeverinë dhe institucionet e RMV-së.

Urgjentisht të lirohet Blerim Ramadani dhe t’i kërkohet falje atij personalisht, familjarëve dhe Republikës së Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu