Qëllimi i Zaevit për dygjuhësi çon drejt ndarjes së Maqedonisë!?

Ajo që lideri i LSDM Zoran Zaev nuk ka guxim të thotë vetë e thonë bashkëpunëtorët e tij nga partitë politike shqiptare të opozitës për të cilët dhe vetë ai ka thënë se ka një bashkëpunim shumë të mirë, shkruajnë kështu mediat maqedonase transmeton Zhurnal.

Zaev e ka thënë qëllimin e tij, nëse vjen në pushtet gjithë Maqedoninë do e bëj me dy gjuhë zyrtare.

Kam folur për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk humb unë diçka si qytetar i Strumicës ku jemi 94% maqedonas, dmth një punë të dihet, duhet të ndiqet trendi në vend, nuk humbi unë asgjë si maqedonas por as ai në Shkup e Shtip, tash e kemi rastin të bëjm një shtet si duhet, të ndërtojmë të ardhmen, nuk duhet të jetojmë akoma me tabu, ka thënë Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu