Rritja ekonomike dhe ushtarake e Turqisë moderne nën udhëheqjen e Presidentit Erdogan, filloi të jetë pengese për shume qarqe antiturke, të cilët shihnin rritjen ekonomike dhe ushtarake të Turqisë, si kërcenim për interesat e tyre në rajon.
Ngjarja e 15 Korrikut të vitit 2016 në Turqi, do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Një pjesë e ushtarakeve anëtare të Organizatës FETO, tashmë të shpallur terrorist, nga qeveria turke, nëpërmjet dhunës tentuan të përmbysin qeverinë legjitime të zgjedhur në mënyre demokratike. Por mrekullia ndodhi, pas një paraqitjeje të presidentit Erdogan në një televizion nacional turk, i cili i bëri thirrje popullit të del në rrugë dhe sheshe që ta mbroj demokracinë. Në përgjigjen e thirrjes së presidentit turk, qindra mijëra qytetarë zbritën në rrugë dhe sheshe, por edhe puçistët ishin të vendosur në qëllimet e tyre, ata pa asnjë kriter njerëzorë dhe ushtarak filluan të godasin me armë mbi popullatën civile. Si rezultat i kësaj mbeten te vdekur mbi 250 civil dhe mijëra të plagosur. Kjo ngjarje u konsiderua e veçantë se si një popull e vlerëson dhe di ti mbroj vlerat demokratike .Me rastin e një vjetorit të kësaj ngjarje në Turqi, por edhe në shumë vende të tjera të botës kjo ditë u shënua me aktivitete të ndryshme me moton “Solidarizim për Demokracinë”. Edhe në hapësirat shqiptare, si Tirane, Prishtinë dhe Shkup. Kjo datë u shënua me disa aktivitete të ndryshme. Duke konsideruar që Turqia, është, një nga aleatet më të fuqishëm të shqiptarëve. Por si duket këto lloj organizime, dikujt po i pengojnë në vazhdimësi. Për çudi kësaj radhe reagimet ishin, jo nga turkofobët e as nga islamofobët, por nga ata që pretendojnë se mbrojnë “interesat e myslimanëve”. Ata në shkrimet e tyre tendencioze, të mbuluara me gënjeshtra dhe fyerje, nga më të ndryshmet në mungese të argumenteve, por edhe të dembelisë së tyre, në mungesë të etikes, fyejnë nënat me shami të bardha, duke i konsideruar si qytetar të dorës së dytë, sepse nuk qenkan të veshura firmato dhe duke u tallur me veshjen e tyre në mënyre sarkastike. Gjithashtu në mënyrë jo të drejte fyhen edhe jetimet të cilët në këtë rast u keqëprdorën për të goditur kundërshtarët. Ata harrojnë me dashje, apo pa dashje se qëllimi i këtij organizimi ishte solidarizimi me demokracinë si vlere universale. Duhet të theksojmë se në demokraci fatmirësisht vota e një ministri është e barasvlershme me votën e një nëne me shami, qoftë e varfër apo e pasur.
Gjithashtu, ata etiketojnë edhe disa organizata të shoqërisë civile që organizuan këtë event, të cilët janë dëshmuar me shume aktivitete shkencore, (seminare simpoziume, botime, dhe aktivitete tjera humane duke filluar nga sponsorizimi i jetimeve, bursave jashtë dhe brenda Shqipërisë e shume aktivitete tjera të panumërta).
Por si duket këto aktivitete Kreshnik Osmanit një dështaku në studime (dyshohet se ka një diplome falco në një prej universiteteve të Libanit), karrierën e filloi si një hoxhe por i cili asnjëherë nuk u dëshmua, dhe vazhdoi për tu bërë politikan, e sidomos analistë facebooku. Në partinë e tij, vet zgjidhet kryetar, parti e cila i ngjan më shume një kompanie tregtare sesa të jetë një parti politike , ku në secilën palë zgjedhje nuk ka arritur të mbush as edhe një minibus me votues. Ndoshta duhet ta mirëkuptojmë, sepse është i shtyrë më mirë të them i detyruar nga mentorët e tij. Është po i njëjti person i cili ka pritur me orë të tëra pranë dyerve të ambasadës turke por edhe të zyrave tjera në Ankara për të treguar dhe dëshmuar se është i duhuri për të përfaqësuar interesat turke në Shqipëri. Ndër personalitet tjera të cilat iu bashkuan Kreshnikit është një ish pilaf(ist)me emrin Olsi Jazexhi, i cili nga ngrënia e se tepërm pilaf, ka krijuar aversion gastrologjik ndaj tij. Është e habitshme se si një intelektual pretendon që diskursin e tij publik ta bazon në fyerje dhe gënjeshtra. Nuk është edhe aq shume për tu befasuar, kur dihet botërisht se aktiviteti i tij, por edhe shkollimi i tij financohen nga mullat e Iranit apo edhe vodka ruse.
Shqiptarët edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të marshojnë për demokracinë deshën apo s’deshën këta dashakeq. Këta të cilet bëjnë zhurmë në të ardhmen kanë dy opsione ose ti bashkangjitën këtyre marshimeve ose të vazhdojnë të etiketojnë e të fyejnë. Sidoqoftë karvani do të ecën edhe pa ata.