Qesharake: Spasov i’a fsheh Remenskit telekomandat e klimatizuesit dhe kompjutorët

Marrëveshja politike mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së si duket nuk ka ndikuar edhe tek inatet personale dhe banale mes Dime Spasovit dhe Frosina Remenski.
Portali sakamdakazam ka shkruar se Dime Spasov gjatë fundjavës ka ”konfiskuar” kompjutorët e kabinetit të ministrit dhe ka fshehur telekomandën e klimatizuesit.
Këtë gjë Remenski e ka zgjidhur shumë lehtë, duke sjellë kompjutor nga shtëpia për përdorim të përkohshëm.
Gjithashtu, kompjutor dhe telekomanda të fshehura kanë të gjithë zyrat e kësaj ministrie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu