Në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, kur kishte njëfarë lëvizje në selinë e VMRO-DPMNE-së, sonte situata është krejt ndryshe. Pas mbylljes së vendvotimeve para selisë së kësaj partie po mbretëron qetësi e madhe, njofton NovaTV, përcjell Portalb.mk.
Jashtë nuk ka asnjë njeri, as qytetarë, as aktivistë, e as ndonjë nga funksionarët. Biles edhe video bimi i madh tek i cili deri më tani shkonte programi i TV Nova është i fikur.
Brenda ka vetëm ekipe të gazetërve që presin të paraqitet ndonjë përfaqësues i partisë. Akoma nuk dihet se kur do të mbahet press konferencë për media.