Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të kthejë pas vendimin e marrë më 6 qershor – për rritjen e tarifës noteriale, transmeton TV21.
Si arsye për këtë, Qeveria thotë se vendimi ishte i shpejtë dhe ngarkoi financiarisht qytetarët.
“Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Vendimin për ndërprerje të vlefshmërisë së pajtueshmërisë për rritjen e tarifës noteriale. Sipas informacionit, vendimi paraprak i Qeverisë nga 6 qershori, me të cilin janë rritur tarifat noteriale është vlerësuar se ka qenë i përshpejtuar dhe ka shkaktuar ngarkesë financiare ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.