Qeveria e RMV-së vazhdoi edhe për nesër masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zgjatjen e masave shtesë parandaluese për shkak të valës së të nxehtit edhe për të enjten.

Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më vulnerabël të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për ditën 15.08.2024 (e enjte).

“Gjatë së njëjtës periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimin dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11 deri në 17:00. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhimi dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi i tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë. Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit për të ofruar ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar dhe të pastrehë”, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu