Tanjug ka njoftuar se nesër në Pallatin Serbia do të mbahet mbledhja e veçantë tematike për Kosovën, ku pritet pjesëmarrja edhe e presidentit të Serbisë Vuçiq. Në njoftim thuhet se “Qeveria e Serbisë do të mbaj mbledhje tematike ku do të diskutohet rreth GjDP-së dhe Kosovës.”
Sipas paralajmërimit të zyrës për bashkëpunim me media të qeverisë , në mbledhjen e Qeverisë që do kryesohet nga kryeministrja Brnabiç do të marr pjesë edhe presidenti Vuçiq. Kjo mbledhje do mbahet në Pallatin Serbia dhe do drejtohet nga Brnabiç.
Qeveria e re serbe me kryeministër Ana Brnabiç u votua me 28 tetor, kur edhe u bë betimi solemn para Kuvendit.