Qeveria emëroi 11 drejtorë të rinj, ja emrat me detaje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka emëruar disa zgjidhjeve të reja të kuadrove.

Fejsal Beadini, emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë për Vlerësim, organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Sedad Rushani emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Shaban Allajbegu emërohet për ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Haqim Ramadani emërohet për ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm.

Mesud Jakupi emërohet për ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Rezervat e Mallrave.

Xheladin Xheladini emërohet për ushtrues detyre drejtor i Institucionit ndëshkues përmisues Burgu i Tetovës.

Selatin Beluli, emërohet për ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.

Vesna Peshova emërohet ushtruese e detyrës zëvendësdrejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.

Eljesa Nezir emërohet për ushtrues detyre drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.

Granit Osmani emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu