Qeveria mbetet në qëndrimin që sindikatat dhe punëdhënësit të merren vesh për pagën minimale

Qeveria mbetet në qëndrimin e saj se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të dakordohen për pagën minimale për të cilën sipas paralajmërimeve do të diskutohet të hënën në mbledhjen e Këshillit ekonomiko-social.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot përsëriti qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se si qeveri do ta përcjellin procesin dhe se do ta pranojnë atë për të cilën pajtohen sindikatat dhe punëdhënësit.

Paga minimale do të diskutohet nga sindikatat dhe punëdhënësit. Ne do ta ndjekim procesin dhe çfarë do të bien dakord mes tyre, ne do ta pranojmë sepse në periudhën e kaluar, në bazë të analizave të bëra, kemi konstatuar se paga minimale, si një komponentë që ndikon në pagat në institucionet shtetërore, përfshin një numër të vogël të nëpunësve shtetërorë, rreth 14.000 nëpunës, ndërsa të gjithë të tjerët nuk janë të lidhur me komponentën e pagës minimale”, deklaroi sot Dimitrieska-Koçoska.

Lidhur me propozimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore për rritjen e pagës minimale dhe uljen e kontributeve, ministrja vlerëson se kontributet në vend janë ndër më të ulëtat dhe se në këtë drejtim nuk duhet të ndryshohet asgjë.

Ajo që është detyrim i shtetit, do të duhet të paguajnë. Në shumë raste ka pasur propozime të ndryshme, por konsiderojmë se tarifat nuk janë më të lartat, përkundrazi kemi kontribute shumë më të ulëta se kontributet te fqinjët, kështu që nuk mendoj se duhet të ndryshojmë diçka në atë pjesë”, ka thënë Dimitrieska-Koçoska.

Konform ligjit, më mars duhet të bëhet harmonizimi i pagës minimale që sipas përllogaritjeve aktuale duhet të rritet për 1.800 denarë.

Lidhur me takimin e e Sindikatës së AOGJSH-së e cila kërkon pagesën e 30 për qind të rritjes së pagave për punonjësit në administratën publike për të cilën në të kaluarën mbajtën protestë paralajmëruese, ministrja thotë se mbetet të shihet se çfarë do të dakordojnë ministria resoriale dhe sindikata dhe nëse merren vesh për diçka ndryshe nga ajo që është paraparë në buxhetin për vitin 2025, atëherë duhet të bëhet rebalanc i buxhetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu