Qeveria merr vendim për rrogat e administratës

Qeveria e Maqedonisë solli sot vendimin e paralajmëruar për shkurtimin e rrogave. Për momentin nuk dihet nëse është sjellur vendim për ulje të rrogave në 14.500 denarë ose për shkurtim tjetër, sepse njoftimi i qeverisë është konfuz.

Aty thuhet se është sjellur vendim për shkurtim të shtesave dhe kompensimit për rrogë deri sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, por nuk jepet shuma e saktë se sa do të jenë rrogat e të punësuarëve në administratën publike.

Shkurtimi nuk vazhdon për të punësuarit në shëndetësi, polici dhe armatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu