Qeveria e republikës së Maqedonisë sot mbajti seancën e parë, ndërsa ka dalë me njoftimin e parë.
Në seancë sic thuhet në kumtesë, është shprehur pëlqim i përbashkët për punë efikase të anëtrave të qeverisë në interes të Republikës së Maqedonisë.
Në seancën e sotme, kryeministri republikës së maqedonisë, zoran zaev caktoi 5 zëvëndëskryeminstra.
-Radmilla Sheqerinska për zëvendëskryeministre dhe ministre e mbrojtjes
Oliver Spasovski, zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm
-Bujar Osmani, ministër pa portofol dhe zëvendëskryeministër i qeverisë për çështjet evropiane
Koço Angushev, ministër pa portofol zëvendëskryeministër përgjegjëse për çështjet ekonomike dhe koordinim me postimet ekonomike
Hazbi Lika, ministër pa portofol zëvendëskryeministër, përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes kornizë dhe sistem politik.
Nga radhët e ministrave pa portofol, kryeministri i përcaktoi
Robert Popovski, ministër pa portofol për cështje të komunikimit, përgjegjshmërisë dhe transparencës
Edmond Ademi, ministër pa portofol i angazhuar për diasporën
Andan Qaili, ministër pa portofol i angazhuar për investimet e huaja
Samka Ibraimovski, ministër pa portofol, përgjegjës për zbatimin e strategjisë për të përmirësuar gjendjen e romëve në Republikën e Maqedonisë
Zoran Sapuriç, ministër pa portofol i angazhuar për legjislacionin për të përmirësuar klimën e investimeve për kompanitë vendase
Zorica Apostolovska, ministër pa portofol e ngarkuar për investimet e huaja
Ramiz Merko, ministër pa portofol i angazhuar për investimet e huaja.
Në këtë seancë u themeluan edhe komisionet themelore të qeverisë si më poshtë:
Komisioni për sistemi ekonomike dhe politikave ekonomike
Komisioni për sistem politik
Komisioni për burimet njerzore dhe zhvillin të qëndrueshëm
Poashtu në këtë seancë u formuan edhe komisionet e veçanta të qeverisë, edhe atë:
Komisioni për emërime
Komisioni për çështjet e banimit
Komisioni për privatizim
Në seancën e qeverisë gjithashtu u themelua e dhe komiteti drejtues për koordinim në sistemin e menaxhimit me krizat, kreu i të cilës është Oliver Spasovski, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm.