Qeveria zgjedh Goran Nikollovskin në krye të DSK-së, Laze Velkovskin në BSP

Qeveria në seancën e sotme maratonë, miratoi pak minuta më pare drejtorët e rinj në dikasteret e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP) pranë ministrisë së Brendshme. Paraprakisht Goran Nikollovskin u zgjodh në krye të DSK-së ndërsa Laze Velkovskin në krye të BSP-së. Këto propozime erdhën nga vet ministri i MPB-së, Oliver Spasovki.

Kam vendim se kush do të jenë drejtorët. Do t’i dorëzoj në mbledhje të qeverisë në momentin kur mendoj se duhet zgjedhur- kishte thënë më herët gjatë ditës Ministri i Brendshëm Oliver Spasovsk.

Emri më i përfolur në këto emërime është patjetër ai i Goran Nikolovskit edhe për nga rëndësia e digasterit që ai do të drejtojë. Ai është një profesionist në radhët e policisë, në shërbim prej shumë vitesh pranë policisë së shtetit. Ai është nxenesi i Verushevskit. Ky i fundit e për here te pare e emëroi shef te Sigurimit te Karposhit. Si profesionist ka pasur shume fat duke u ngjitur në majat e karrierës. Koleget e tij thonë se nuk ka punonjëses me te mire te se ai. Edhe gjate kohës se regjimit të Gruevskit ai ka punuar ne dikasterin e DSK-së.

Përpara emërimeve të drejtorëve të rinj, qeveria shkarkoi drejtorët në largim, Vlladimir Atanasovski në DSK-së, dhe Mitko Çavkovin, tashmë ish drejtor e BSP-së.

Qeveria po ashtu gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë vendosi të emërojë në krye të Drejtorisë për të Ardhuar Publike (DAP), Sanja LLukarevskën dhe Zoran Atanasovin drejtor në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu