Qytetarët ankohen për çmimet e larta të rrymës, EVN dhe KRRE fajin e hedhin tek njëra – tjetra

Qytetarë të shumtë kanë ngritur zërin ndaj EVN-së, pasi kompania ka lëshuar fatura paushalle me çmime shumë të larta.

Shumë qytetarë të RMV-së kanë raportuar kompaninë EVN pasi sipas tyre kjo kompani ju dërgon fatura me çmime marramëndëse, çmimet janë shumë të larta dhe për qytetarët janë të papërballueshme disa prej tyre refuzuan të zbulojnë edhe identitetin e tyre.

“Mos pyet mere faturën dhe ikë,kjo është, ikë sat ë ,undesh jo që është shtrejntë por është çmenduri” – thonë qytetarët.

Ky muaj më lirë, muaji që kaloi 7 mijë tani 11 ,ijë,

“Muaji 11-të fatura e parë është 52 mijë denarë, mbas gjitha ankesave që kam bërë gjitha procedurat legale me ligj që më takojnë përsëri muajin tjetër vjen 65.450 mijë denar përsëri ankesat krejt mekanizmat i kam përdor por nuk ka rezultat”

“Kam reaguar tek drejtori ata konstatuan që tek unë paraqiten 25 kilovat kur jemi gjithë familja në punë paraqiten 25 kilovat nuk e dija sa forcë është kjo, më tha sa 15 klima në shtë”

“Problemi ka filluar prej vjet 120 mijë denarë për një muaj e gjyse”

“Edhe ato vet e dinë po se pranojnë, se vet drejtori mua më tha që gabimi është tek ne”

Nga EVN pë Klan Macedonia thonë se për çmimet, vendos Komisioni Rregullator për Energjetikë. Drejtuam pyetje te KRRE nga atje për Klan Maqedoni thane se shuma e faturës për çdo muaj dhe çdo konsumator në veçanti, varet nga konsumi që realizohet gjatë muajit. Njoftojnë se EVN ka lexuar 80% të orëmatësve në terren.

“Lidhur me procedurën kur konsumatori nuk është i kënaqur me furnizuesin, (faturat e larta, shërbimet), konform Rregulloreve të veprimit ndaj ankesave dhe zgjidhjes së kontesteve, konsumatorët së pari duhet të drejtohen tek EVN Home, më pas nëse nuk janë të kënaqur nga përgjigja duhet të parashtrojnë ankesë në KRRE, ku do ta paraqesin përgjigjen e EVN Home dhe do të dorëzojnë kopje të llogarisë ndaj së cilës ankohen, pas cka rregullatori do të inicojë procedurë adekuate. Konform Rregullave të veprimit, organi I parë ku konsumatorët duhet të ankohen është furnizuesi, kurse KRRE-ja është organ i shkallës së dytë. Kundër vendimeve të KRRE-së, pala e pakënaqur mund të inicojë procedurë administrative” – thonë nga KRRE.

Shumë fatura paushall për muajin dhjetor dhe janar kanë shkuar me çmime të papërballushme, gjë që shfaqi revoltë tek qytetarët në vendin tonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu