Pothuajse 100 për qind nga qytetarët e komunës së Bogdancit, të cilët kanë dalë dje në referendum, u prononcuan kundër vazhdimit me punë të minierës “Kazandol” dhe hapjen e minierave në territorin e komunës, konfirmuan nga Komisioni zgjedhor komunal.
“Nga gjithsej të regjistruar 6.918 qytetarë në referendum, u prononcuan gjithsej 4.321 ose rreth 62 për qind nga trupi votues, që do të thotë se referendumi në komunën e Bogdancit është i suksesshëm”, deklaroi Venera Zeleva, kryetare e Komisionit zgjedhor komunal Bogdanci.
Zeleva theksoi se 4.120 qytetarë janë prononcuar kundër vazhdimit me punë të minierës “Kazandol”, ndërsa 4.126 nga votuesit e dalur kanë qenë kundër hapjes së minierave në territorin e komunës Bogdanci.
Prononcimi në referendum i qytetarëve në komunën e Bogdancit ka kaluar në rendin më të mirë, ndërsa rezultatet nga ai janë të obligueshme për pushtetin lokal. E javën e ardhshme për pyetjet e njëjta në referendum do të dalin edhe qytetarët e komunës Dojran./InfoShqip.com