Qytetarët e Maqedonisë ankohen për çmimet e larta të drunjve

Me fillimin e ftohjes së motit, banorët kanë përveshur krahët për të siguruar drutë për nxemje. Ata thonë se rrogat të cilat i posedojnë nuk mund të sigurojnë ngrohejn për të gjithë dimrin ta kalojnë duke i ngrohur të gjitha dhomat. Madje ata japin një çmim të arsyeshëm prej 1500 denarëve duke thënë se në këtë mënyrë të gjithë do të ndaheshin të kënaqur.

“Dy metra dru i kam ble, 7 mijë denarë, jo kjo është katastrofë me ni rrogë mestatre . Aty nuk e di duhet pak të shtrydhemi. Vlera nuk është për 3500 minimum duhet të jenë deri në 1500 a tash si është nuk e di shumë”, thotë njëri nga banorët.

Nga ndërmarrja pyjore Karaçica thonë se çmimet janë të lira dhe nuk kanë llogari për zbritje të mëtejshme, në ndërkohë ata thonë se kërkesa për drutë është mjaft e madhe dhe se mungesa e drunjëve vërehet në hapësirat e shitjes së tyre.

“1 Metër dru 2370 denarë është ahu 2470 dushki. Shitje shum ka pasur veç drunjë nuk kemi mjaftueshëm. Ma ma lirë s’kanë ku me shku, privat janë 3.500 neve po i shesim 2.400”, tha Xhevxhet Bekiri nga ndërmarja pyjore Karaçica.

Në hapësirat private metri i druve është 3500 denarë, ndërkohë që në ndërmarrjet pyjore 2400. Pavarësisht asaj banorët thonë se kushtet janë të vështira dhe shpresojnë që dimrin do ta kalojnë duke mos pasur mungesë të drunve në shtëpitë e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu