“Qytetarët e Maqedonisë do të marrin numra të ri amë”

Organizata joqeveritare “Softver i lirë i Maqedonisë”, do të dorëzojë iniciativë për reforma në Ligjin për numra amë, për shkak se ka numra që janë të ngjashëm dhe me të dhëna tjera të njejta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gazeta “Nova Makedonija” shkruan se sipasi OJQ-së “Softver i lirë i Maqedonisë”, Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale, deri tani ka identifikuar disa raste të keqpërdorimit të numrit amë.

Numri amë është i vetmi numër identifikues i qytetarëve, i cili përmban gjithçka që lidhet me poseduesin e tij, duke filluar nga data e lindjes, gjinia, lokacioni, qyteti etj. Për shkak të këtyre arsyeve, ndodh shpesh që i njejti të keqpërdoret në mënyra të ndryshme./Telegrafi/


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu