Qytetarët janë të zhgënjyer nga përbërja e deritanishme parlamentare. Ata thonë se deputetët në mandatin e tyre nuk kanë menduar asgjë tjetër, veçse për xhepat dhe kolltuqet e tyre. Qytetarët i gëzon fakti që ka përfunduar mandati i kësaj përbërjeje, dhe presin që në përbërjen e ardhshme parlamentare të vijnë deputetë të tjerë të cilët do të punonin dhe do ta meritonin pagën të cilën e marrin.
“Asgjë nuk kanë bërë ato, çfarë do partie me qenë, ata nuk kanë punu asgjë vetëm e kanë parë fotelen dhe interesat e veta dhe familjet e veta. Asgjë nuk kanë punu. Duhet me ardhë një grup ose Qeveri e re, deputetë të rinj, kemi shumë të rinj që kanë mësuar nëpër fakultete, ata le të vijnë. Këto të vjetrit le të shkojnë, le të marrin ‘kuferin ’dhe le të shkojnë”, u shpreh një qytetar.
Qytetarët urojnë që të vijë çfarëdolloj përbërje tjetër, megjithatë ata shpresojnë që deputetët e deritanishëm të ikin dhe të mos kthehen asnjëherë.
“Prej deputetëve deri më tani, mos dhashtë Zoti që të kthehen prap, vetëm atë mund ta them. Maqedonia do të ishte më e lumtur nëse e gjithë përbërja parlamentare do të ikte dhe të mos kthehet më. Sepse na lanë pa bukë, 1 milion e 200 mijë njerëz, thuajse janë pa bukë, të uritur, 100 mijë janë raste sociale, nuk kanë se çfarë të hanë…Vetëm këto le të ikin, kush don le të vijë”, deklaroi një qytetar për TV Shenja.
“E di që Qeveria e deritanishme është për askund. Grujo vetëm lavdërohet se gjithçka është mjaltë dhe vaj, nuk ka asgjë. Gjithçka është e qartë, duam ndryshime, duam të jetë më mirë, presim tani për zgjedhjet dhe ta shohim se çfarë do të ndodh”, tha një qytetar.
“Ky është shtet dictatorial, qeveri diktatoriale… Nuk e di ky populli ynë se çfarë pret dhe pse hesht”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Mendoj se do të vijnë më të mirë”, tha një qytetar për TV Shenja.
Ndryshe, dje më 110 vota “Për” u votua shpërbërja e Kuvendit, pas çka u vendos 11 dhjetori si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./shenja
Qytetarët: Mos dhashtë Zoti që të kthehen… by tvshenjaofficial