Qytetarët përmes buxhetit kanë paguar mbi 2.7 milionë euro për normë interesi, për shkak të vonesës së DAP-it për kthimin e TVSH-së ndaj kompanive. TV21 raportoi se që nga ndryshimi i qeverisë, ndaj kompanive është grumbulluar borxh prej rreth 70 milionë eurove për kthimin e TVSH-së. Megjithatë, drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova, nuk sheh ndonjë neglizhencë në punën e institucionit që ajo drejton – neglizhencë që paguhet nga qytetarët. Ajo thotë se norma e interesit ishte më e vogël se kërkesat mashtruese që ata i parandaluan.
“Normat e interesit janë paguar me shumë më të ulët krahasuar me parregullsitë e vërtetuara dhe mjetet që janë parandaluar të derdhen nga buxheti në bazë të kërkesave për TVSH, të mos them kërkesa mashtruese.
-Në periudhën kur kemi pasur kontrolle të jashtme me të cilat tatimet e vërtetuara në mënyrë shtesë, tatim i paraqitur në mënyrë të parregullt sidomos në pjesën ku ka pasur kërkesë për kthim të TVSH-së, janë rreth 6 miliardë denarë”, Elena Petrova, drejtoresh e DAP.
Të dhënat e DAP-it tregojnë se vitin e kaluar janë paguar mbi 2.4 milionë euro për normë interesi për shkak të vonesave në kthimin e TVSH-së për kompanitë dhe mbi 300 mijë euro në dy muajt e parë të këtij viti ose gjithsej mbi 2.7 milionë euro.
NORMA TË INTERESIT PËR TVSH
01.01 – 31.12.2024
Norma interesi të paguara për TVSH
148,649,462 den. = 2,417,064 euro
2025 (janar-shkurt)
Norma interesi të paguara për TVSH
18,651,433 den. = 303,275 euro
GJITHSEJ: 2.720.321
Kompanitë reaguan në redaksinë tonë se kthimi i TVSH-së po vonohet me muaj të tërë. Ato pohojnë se shumat varionin nga disa qindra deri në disa milionë euro dhe vonesat nga 4-6 deri në 8 muaj e në disa raste edhe vite. Ata reaguan se shteti me vonesën po cenon drejtpërdrejt likuiditetin e kompanive. Edhe Lidhja e Odave të Tregtisë konfirmoi për TV21 se ka vonesë.
“Informacionet që i morëm nga anëtarët tanë tregojnë se kthimi i TVSH-së vonohet 3-4 muaj. Nga kthimi i vonuar i TVSH-së më të prekura janë kompanitë eksportuese sepse ato në vazhdimësi duhet të kthejnë TVSH. Ata mund të çohen në jo likuiditet sepse ajo që fitojnë është më pak se TVSH-ja prej 18% që zakonisht paguhet për atë që ata arkëtojnë. Dhe është shumë e rëndësishme që aktivitetet e tyre të biznesit të vazhdojnë të funksionojnë pa ndërprerje që TVSH-ja të kthehet”, tha Orce Simov nënkryetar i LOE.
Të dhënat e siguruara nga TV21 tregojnë se nga korriku i vitit të kaluar e deri në fund të vitit, DAP ka pranuar kërkesa për kthim të TVSH-së në vlerë prej mbi 292 milionë euro, ndërsa kompanive u ka kthyer 232 milionë euro. Me fjalë të tjera TVSH-ja e papaguar ndaj kompanive ishte gati 60 milionë euro. Këtë vit janë 138 milionë euro të papaguara, ndërsa 8 milionë euro nuk janë kthyer. Ose në total, nga korriku i vitit të kaluar e deri më tani, borxhi është 68 milionë euro.
DAP KTHIMI I TVSH
Prej të cilave nga 01.07 deri më 31.12.2024
18,012,154,171 denarë – 292,381,368 euro
14,322,433,499 denarë – 232,488,167 euro
TË ARRITURA – TË PAPAGUARA 59.893.201 EURO
DAP KTHIMI I TVSH
2025 (nga 01.01 deri më sot)
Kërkesa të arritura për pagesë të kthimit:
8,510,824,073 denarë – 138,151,515 euro
Kthim i realizuar
8,011,017,560 denarë – 130,038,431 euro
TË ARRITURA – TË PAREALIZUARA 8,113.084 euro
TË ARRITURA – TË PAREALIZUARA
Nga 01.07.2024 deri më sot
59.893.201 + 8,113.084 = gjithsej 68.006.285
Petrova pohon se kthimet e TVSH-së paguhen rregullisht, brenda një muaji, përveç rasteve kur nevojiteshin kontrolle shtesë. Ajo nuk saktësoi se sa kohë u duhet organeve tatimore për kontrolle më të detajuara.