Raimonda Bulku: Në jetën reale ka gjëra që s’kemi mundur t’i themi

Katër femrat e shfaqjes “Kujtesa e ujit” nga Shelagh Stephenson; Via (Raimonda Bulku), Tereza(Olta Daku), Katerina (Jonida Vokshi) dhe Meri (Violeta Banushi) janë të paralizuara.
Via ka pasur një bashkëshort inekzistent, i cili nuk është shqetësuar asnjëherë për familjen. Madje, nuk ka pyetur as kur vajza 14- vjeçare i mbeti shtatzënë.

Aktorja Raimonda Buku në rolin e saj në këtë shfaqje të Teatrit Kombëtar, kësaj here vjen si një nënë, e cila edhe pse është ndarë nga jeta, shpirti i saj nuk është larguar ende për në botën tjetër, shkruan ‘Bordo’.

“Pavarësisht se ajo është e vdekur, për fat të mirë pjesa është shkruar tani vonë dhe fantazma është reale, jo si te Hamleti”. Nëna është një zë konkret, që edhe pas ndarjes nga jeta shkon te vajza, të cilës i ka qëndruar pranë në një moment të caktuar të fëmijërisë së saj. “Ajo nuk ka dashur që ta shihte të vuante vajzën, prandaj për të anashkaloi dhe një nga fëmijët e tjerë, Katerinën, duke e lënë si një vajzë më rebele dhe më të lirë, por jo më keq”. Çdo dialog është kaq konkret në tekst, saqë Bulku mendon se realiteti që prezanton është pjesë e jetës sonë të përditshme. “Gjithkush e prek në marrëdhëniet me nënën, me motrat, me burrin apo me një të dashur, që vjen veçse nëpërmjet telefonit”. Është një copë jete e hedhur aq bukur saqë nëpërmjet një personazhi që vjen nga bota e përtejme, por që shpirti nuk i ka ikur akoma, thotë disa gjëra që në jetën reale nuk i ka thënë dot. “Gjithmonë në jetën reale kemi gjëra, që mbase nuk i kemi thënë dot, madje as me prindërit dhe fëmijët. Autorja ka zgjedhur një moment pas vdekjes për të thënë të vërtetën”. Por, edhe ne në jetën reale kemi gjëra në miniaturë, që duhen thënë, sepse kjo vepër trajton këtë marrëdhënie universale. Tre motrat që luftojnë gjithë kohës me kujtimet e tyre, deri në histerizëm në veprën e kuruar me regji të Rozi Kostanit vijnë natyrshëm në realitetin e sotëm. Tereza ka një bashkëshort (Marin Orhanasi) që i ngjan të atit të saj, por që rri hungërinë tërë kohës pa folur fare. Katerina ka kaluar 78 meshkuj, por që nuk ka arritur të krijojë asgjë të vërtetë me asnjërin prej tyre. Ndërsa Meri vazhdon që të jetë e parealizuar në jetën personale, sepse nuk ka fëmijë. Ndjeshmëria feministe e autores, lë kujtesën që të rrjedhë si ujë, prandaj jeta vazhdon.

rajmonda-2_1474297033-4330061


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu