Rama: 40 mijë qytetarë kyçen në Termokos në 8900 njësi të reja banimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se sezoni i ri i Termokosit do të fillojë me kyçje të reja.

Rama ka bërë të ditur se gjatë disa muajve kanë kyçur 40 mijë qytetarët në 8 mijë e 900 njësi të reja banimi.

“Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa”, ka shkruar Rama në Facebook.

I pari i Prishtinës thotë se përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në muaji tetor.

“Kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit në mënyrë që të kemi një Prishtinë sa më të gjelbër”, ka shkruar tutje Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu