Rama: Greqia mos të bjerë kaq poshtë! Dinjiteti i shqiptarëve nuk negociohet. Për Shqipërinë respekt

Kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë dhënë në emisionin Top Story në Top Channel mbrëmjen e djeshme, deklaroi se Greqia do të binte aq poshtë sa të bllokonte Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit, ndërsa këmbënguli se deklaratat e tij për çamët dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë janë të vërteta historike që s’mund t’i mohojë askush.
Sipas Ramës ; të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve, dinjiteti i këtij vendi dhe i njerëzve të këtij vendi nuk negociohet për asnjë arsye dhe në asnjë lloj konjukture.

Pyetjes se nëse e ndjen veten pak përgjegjes për tensionet e krijuara me Greqin, Rama është përgjigjur :” Përgjegjës që them të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve s’kam sesi ta ndjej dhe përgjegjësia ime kryesore, siç e kuptoj unë detyrën time është kjo; të vërtetat e thjeshta të shqiptarëve, dinjiteti i këtij vendi dhe i njerëzve të këtij vendi nuk negociohet për asnjë arsye dhe në asnjë lloj konjukture. Nuk mund të bëjmë sikur s’kuptojmë apo ta qepim gojën sepse taktikisht mund të na kthehet në pasojë.”

Nuk dua të besoj që fqinjët tanë mund të bien kaq poshtë sa të shfrytëzojnë pozicionin e tyre në BE për të penguar ecurinë e natyrshme të Shqipërisë në këtë proces sepse ndër të tjera nuk është as në interesin e tyre, tha Rama.
Nuk ka asnjë interes strategjik Greqia që të hapë një avaz të kësaj natyre me Shqipërinë.

“Unë nuk kam ngritur asnjë çështje për Akropolin. Unë kam folur për një fakt historik dhe as nuk e kam imagjinuar që do të kishte një reagim aq absurd. Kjo nuk do të thotë që unë kam pretenduar që Akropoli është shqiptar apo që Athina është shqiptare. Këto janë arsye për të patur më shumë respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët, që në historinë e tyre nuk kanë të shënuar asnjë akt agresioni ndaj të tjerëve, por akte pafund bashkëpunimi me të tjerët:, tha më tej Rama

” Unë nuk kam qenë, s’jam dhe nuk mund të jem nacionalist. Unë jam patriot dhe përsa kohë kam nderin që të jem ulur në krye të qeverisë e kam detyrim të mbroj vendin tim”, u shpreh Rama./Shqiperiaime.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu