Rama: Do jemi shumicë absolute me aq mandate sa PS nuk i ka parë kurrë

Do jemi shumicë absolute pas 18 Qershorit. Do marrim aq deputet, tha Rama, sa PS nuk i ka parë kurrë këto 27 vjet pluralizëm. Dhe me këtë rast ai ka përshëndet edhe Fatos Nanon, pa specifikuar arsyen se pse e falenderon ish-liderin e së majtës.

“Përshëndes Nanon nga ky kongres. Do kemi një shumicë parlamentare më të madhe se ndonjëherë në 27 vjet. Kjo është një peshë përgjegjësie kolosale. Ne duhet ta ndjejmë që tani në çdo qelizë të qenies sonë politike”, tha ai.

Ndërsa kishte një përgjigje për ata që i shohin këto zgjedhje pa opozitën si rikthim i kohës së komunizmit.

“Do dëgjoni këto ditë shumë fjalë: që Parlamenti i ri do ta ketë jetën e shkurtër sepse PD-ja është jashtë Parlamentit. Sot që PD ka ikur ka më shumë kuptim se kurrë që ta shfrytëzojmë këtë boshllëk të lënë prej saj ka më shumë kuptim për një unitet të ri, nën flamurin kuqezi. Kujtdo që mendon se Kuvendi i ri do ta ketë jetën e shkurtër se PD është jashtë Kuvendit, i them gabon, sepse liria e zgjedhjeve sjell opozitën e re parlamentare. Jetëgjatësia e Parlamentit të ri do të varet vetëm nga ne”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu