Rama: Ka mbaruar koha që Serbia të futet në Kosovë (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë përgjigjen e tij nëse Serbia është duke planifikuar që të hyjë në Kosovë.

Një përcjellës i Ramës në Facebook iu ka drejtuar atij, duke e pyetur nëse i ka kryer të gjitha punët, pasi që siç shkruan ai, Serbia po futet prapë në Kosovë.

Por Rama iu është përgjigjur duke i thënë se kjo nuk do të ndodhë, transmeton Klan Kosova.

“ Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahinë e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë!”, ka qenë një pjesë e përgjigjes së Ramës.

Kurse më poshtë e keni komentin e plotë të ndjekësit të Ramës në rrjetin social, si dhe përgjigjen që ky ka kthyer:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu