Rama në Beograd: Trepça është zemra e Kosovës dhe si e tillë u takon gjithë qytetarëve të saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se Kombinati Metalurgjik “Trepça” u takon të gjithë qytetarëve të Kosovës njëjtë, si shqiptarëve ashtu edhe serbëve dhe nga këtu qëllimi i Serbisë dhe Shqipërisë duhet të jetë lumturia e të dy popujve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Forumin e Sigurisë i cili ka filluar të mërkurën, në panelin ku bisedohet për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve dhe stabilitetit të Evropërs Juglindore, Rama tha se miniera e Trepçës gjendet në zemrën e Kosovës.

“Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se Trepça është zemra e Kosovës dhe si e tillë u takon të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë, si shqiptarëve ashtu edhe serbëve”, tha Rama.

Ai theksoi se Kosova është një çështje rreth të cilës ka mospajtime mes Serbisë dhe Shqipërisë për të shtuar se do të ishtë mirë për të gjithë që Serbia sa më parë të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nga ana e tij tha se Kosova ka bërë më të keqen të mundshme për ekonominë e Trepçës duke miratuar një ligj për të, me të cilin 80 përqind e kombinatit kalon në pronësi të qeverisë së Kosovës, për të shtuar se nuk e ka të qartë përse është bërë një gjë e tillë.

“Më gjeni një serb të vetëm i cili pajtohen me atë veprim”, tha Vuçiç për të shtuar se Serbia do të vazhdojë dialogun me Kosovën për të gjetur kompromiset e nevojshme. Lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Vuçiç tha se dëshira e tyrë është të kenë marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe boshnjakët sepse siç tha, vetëm të bashkuara shtetet e rajonit mund të ecin përpara.

“Ritheksoj se rruga jonë strategjike është rruga drejt Bashkimit Evropian (BE), dhe këtë që thash tani ua kam thënë të gjithëve në Bruksel dhe Washington. Ndoshta nuk do të ju pëlqejë, por kjo është politika të cilën e udhëheqë unë, megjithatë ne do të mbajmë lidhjet e forta edhe me Rusinë”, tha kryeministri serb.

Duke u përgjigjur në çështjen e njëjtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi i tij nuk ka dilema të tilla për të shtuar se “dashuria e vetme e saj” është Perëndimi dhe se rruga drejt BE-së paraqet mundësi të shkëlqyer që vendet e rajonit ti japin fund të kaluarës së hidhur.

Rama tha se në Ballkan të gjithë duhet ta kenë të qartë se procesi i eurointegrimeve paraqet modernizim dhe se ky proces është më i rëndësishëm se vet anëtarësimi në BE.

Për krizën e emigrantëve, kryeministri i Shqipërisë tha se vendi i tij nuk është pjesë e rrugës ballkanike por se janë të gatshëm të ndajnë barrën me vendet që janë pjesë e saj.

Rama vlerësoi qëndrimin e Serbisë ndaj emigrantëve duke thënë se Serbia po sillet më mirë nga disa shtete anëtare të BE-së, të cilat nuk dëshiron ti përmendë. Vuçiç nga ana e tij deklaroi se Serbia do të bëjë çmos të shfaq solidaritetin ndaj emigrantëve edhe pse siç tha, numri i atyre nga Siria është gjithnjë e më i vogël.

Ai tha se u frikësohet “trazirave në BE” pas largimit të kancelares gjermane Angela Merkel, sepse ajo ka investuar shumë mund në Ballkan.

“Pa Angela Merkelin në Ballkan, kush e di se çfarë do të ndodhë. Shumë kush ka harruar për punën e saj, por unë asnjëherë”, tha Vuçiç.

Forumi i Sigurisë, i gjashti me radhë ka filluar të mërkurën dhe do të zgjasë deri më 14 tetor. Në mbledhje do të shfaqen mbi 100 folës dhe 700 pjesëmarrës, të cilët do të diskutojnë në 25 tema të ndryshme duke përfshirë Strategjinë Evropiane të Sigurisë, procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, stabilitetin politik dhe ndërtimin e institucioneve në Evropën Jug-Lindore, dialogu Beograd-Prishtinë, marrëdhëniet mes Serbisë dhe NATO-s si dhe krizën me emigrantët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu