Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit Ballkanik ka mbërritur në Sarajevë.
Ashtu si dhe ishte bërë me dije më herët, nga agjenda e publikuar nga vetë kryeministri Rama, kreu i qeverisë shqiptare u prit nga Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.
Kryeministri Rama në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar pamje nga vizita e tij në Bosnje-Hercegovinë dhe nga takimi i mbajtur me Kriston.
Në vijim kreu i qeverisë pritet që së bashku me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të mbajë dhe një deklaratë për mediat.