Rama: Negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE s’kanë më asnjë pengesë

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti maqedonas votoi propozimin francez që i hap rrugë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë t’i fillojnë negociatat për anëtarësim.

Rama ka postuar një fotografi me ish-kancelaren Angela Merkel, duke thënë se s’ka asnjë pengesë më për negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE raporton Gazeta Express.

“Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s’kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se delegacioni shqiptar do të niset të hënë në Bruksel për të nisur negociatat e anëtarësimit.

“Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t’ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s’bën Shqipërinë”, ka thënë Rama duke shkruar edhe “për hajër” në fund të postimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu