Rama nuk ia përton Berishës: Je lulëkuqja e fundit e varur në mur… (VIDEO)

Sikundër ish kryeministri Berisha qe u mor gjatë seancës plenare me kryeministrin Rama, edhe ky i fundit iu kthye me të njëjtën monedhë, madje duke e cilësuar si një gënjeshtar.

“E ke bërë të përditshme tënde, një kazan mbeturinash që ua shet përditë atyre që kanë ngenë të meren me ty si të verteta. Një personalitet publik kaq i rëndësishëm që ke qënë për 25 vite, të katandiset në një tabelë pa ansjë vetëdije dhe etike lidhur me ata që vazhdojnë të të besojnë dhe të të dëgjojnë për çfarë mendon ti”.

Në vazhdën e akuzave, Rama e cilësoi Berishën si lulëkuqja e fundit e varur në mur. “Je lulëkuqja e fundit e varur në mur dhe je varur edhe më lart se të shkretët e jetimores qe thoshin popolo amerikan, por ndryshe nga ata je italiani i parë dixhital”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri më tej i parashtroi me fakte disa akuza që ka ngritur më herët Berisha.

“Ke gënjyer derçe kur the kemi blerë 140 makina luksi, ku në bashkëpunim me qytetarin dixhital ne Kakavijë, i zbulove dhe i denoncove me një shpejtësi të rrufeshme.

Eshtë dhuratë e qeverisë japoneze, e cila promovon makinat e reja të kombinuara me dizel dhe me energji dhe e bën këtë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet ku është e pranishme përmes institucionit të ndihmes japoneze.

Eshte pjesë e një pakete promocionale të qeverise japoneze në të gjitha vendet ku është e pranishme ndihma japoneze. E kemi falenderuar nga zemra, sepse kanë ndryshuar gjerat që morëm në trashëgim prej qeverisjes tënde. Së dyti, gënjeve derçe për buxhetin e Kryministrise, sepse faktikisht në buxhetin e Kryministrisë është shtuar ne krahasim me hohën tende një shumë prej 19 milion lekësh, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është financimi i dy programeve buxhetore”, tha Rama. /albeu.com/


Rama ne Kuvend by albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu