Rama takim me shqiptarët në New York: Dua votën tuaj për të anëtarësuar Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer turit me emigrantët shqiptarë nëpër botë. Ditën e sotme, kreu i qeverisë u ndal në New York, ku u takua me emigrantët që jetojnë dhe punojnë në SHBA prej vitesh. Shefi i mazhorancës po zhvillon takime në diasporë për shkak së në zgjedhjet e 2025, për herë të parë, do të mundësohet edhe vota emigrantëve shqiptarë.

Në fjalën e tij, Rama tha se kërkon votën e shqiptarëve në Amerikë për të anëtarësuar Shqipërinë në BE para vitit 2030.

Më është dashur të përpiqem gjatë për hir të së vërtetës bashkë me kolegët e PS dhe të ndihem i sëkëlldisur më shumë se njëherë gjatë këtyre viteve, kur kanë ardhur zgjedhjet, por jo mundësia juaj për të zgjedhur nga këtu në Shqipëri, edhe ky është një premtim i mbajtur. Në pranverën e ardhme dua votën tuaj nga Amerika për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE. Për të ngritur flamurin e Skënderbeut, Ismail Qemalit në BE, krah për krah flamujve të tjerë të familjes së madhe euriopiane. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë. Ky është premtimi i premtimeve. Ky është kryeangazhimi i Partisë Socialiste”, tha Edi Rama.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu