Rama takon xhudistet që i dhanë Kosovës medalje ari: Nder të mikpres dy kampionet

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Jug të vendit dy kampionet që i dhanë Kosovës medalje të arta në Tokio, xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Edi Rama ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ndërsa e konsideron nder të madh takimin me to.

“Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenonemal dhe miqtë e tjerë.

Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”, shkruan kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu