Nga: Refik Hasani
Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit të muajit të kaluar pasi nxorri Partin Socialiste të Shqipërisë fitues, e që kryetar i saj është Edi Rama dhe cili sigurisht do të formon kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”. Mjaftë është shkruar dhe është lakuar emri ish-Ambasadores së Kosovës në Amerikë, zonjës Vlora Çitaku, për Ministre në qeverin e Shqipërisë.
Në kabinetin Qeveritar ,,Rama 3”, më parë dhe me prioritet do të duhej të jen pjesë e këtij kabineti figura e personalitete që vijn,nga si:
– Shqiptarët nga Çamëria dhe Greqia,
– Shqiptarët nga krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën adminstrimin e Serbisë,
– Shqiptarët nga Mali i Zi,
– Shqiptarët nga Maqedonia Veriore,duke mos harruar asnjëherë ,
– Shqiptarët nga diaspora, e veçmas nga Evopa dhe Amerika.
Shqiptarët që po asimilohen, por diskriminohen e po dëbohen nga këto hapsira do të duhej të përfaqësohen dhe të jen pjesë e kabinetit Qeveritar ,,Rama 3”. Dy Parlamentet, dy Qeverit dhe dy Presidencat do të duhej ndërruar formën e diskursit për bashkëpuinim të përbashkët. Dhe emërimi i një figure, apo sikur të jetë edhe personalitet i kulturës, shkencës, artit etj, nuk do të ndihmon frymën e bashkëpunimit që ka munguar dhe që nuk është kultivuar.
Dihet mirëfilli jan mbajtur takime të përbashkëta të qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë dhe nuk kanë prodhur ndonjë rezultat, kësaj çështje t’i kushtoj vëmendje kjo Qeveri në ardhje. Qeveria ,,Rama 3’’, do të duhej fokusuar në mbrojtje, të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Greqi, Serbi, Mali i Zi, Maqedonia Veriore,diasporën që tani sikur është harruar nga dy qeverit e kaluara.