Kryeministri Edi Rama është i tmerruar pasi udhëtoi me makinë të blinduar pasditen e sotme nga aeroporti i Rinasit në Tiranë, pasi u kthye nga Brukseli.
Kështu denoncon ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan në profilin e tij në Facebook se përveç se udhëtonte me makinë të blinduar, policia mbylli edhe autostradën për të kaluar eskorta e Edi Ramës.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Rama i tmerruar:
– Nga Rinasi ne Tirane kthehet me makine te blinduar dhe autostrade te bllokuar per trafikun.
– Ne 25 vite kurre ne rruget kombetare apo autostradat nuk eshte bllokuar qarkullimi per shkak te levizjes se nje personaliteti te larte te vendit, cilido qofte ai.
– Kjo qe ndodhi sot tregon tmerrin qe ka kapur Edi Ramen ne fundin e shpejte te turpshem te pushtetit te tij mafioz! sb