Rama tregon prapaskenat e vizitës: Ja çfarë i thash Vuçiç për Kosovën

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Serbi, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Tanjung”.

Rama në këtë intervistë tregon se çfarë i ka thënë Vuçiçit në nisje të forumit. “I thashë personalisht, Aleksandër dëgjo: Është diçka shumë e mirë ajo që ne bëjmë sot, por duhet të sigurohemi që gjithçka që është e shkruar në letër, të realizohet. Ndryshe, në fund të fundit, rëndësi nuk kanë vetëm marrëveshjet por si realizohen gjërat”, thotë Rama.

Më tej, Rama pyetet për një krahasim midis takimit të parë (pas dronit të famshëm) dhe këtij takimi, shkruan “lexo.al”.

“Kur isha në Beograd herën e parë konferenca ishte mjaft dinamike dhe Vuçiç u vu në siklet në lidhje me Kosovën, por, i thashë: Dëgjo nëse dëshiron të ndërtojmë një miqësi midis vendeve, nuk mund të bazohet në hipokrizi dhe kushte, unë duhet të jem i lirë të të them çfarë mendoj dhe anasjelltas, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo, ndërsa ai qeshi….Këtë herë edhe pse përsëri nuk i pëlqeu që përmenda Kosovën, gjërat janë ndryshe”, thotë Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu