Rama uron Trump: Marrëdhëniet do forcohen në funksion të interesave të përbashkëta

Kryeministri Rama, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përcjellë një urim për fitoren e Donald Trump. Ai nënvizon se marrëdhënia jonë strategjike me SHBA do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e interesave të përbashkëta.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai thekson se një mike e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk ia doli të bëhej presidentja e parë grua në historinë e SHBA.

“Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzet e peste i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane”, ka shkruar ai.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu