Ramadani: Gruevski në Tearcë i mori votat e Thaçit

I njohur është stili i Thaçit ai gjithmonë ka ditur të kalkulojë por e çuditshme është që kalkulon në situata kur ai nuk paraqet faktorë, kështu ka thënë në intervistën e tij për A1on analisti Ismet Ramadani, informon Zhurnal pas votimeve të djeshme në fshatin Tearcë ku ishte spekuluar se votat e PDSH kanë kaluar në llogari të VMRO.

Nga ky pozicion ai do ketë ndikim në parti madje edhe me këto dy mandate që ka ai do shkojë deri në fund për ndonjë kalkulim ku edhe mund të tërheqë ndonjë profit por tashmë dihet se është defaktorizuar edhe si parti edhe si politikan, ka thënë mes tjerave Ramadani.

Sipas tij, bisedat telefonike nga bombat e LSDM ku Thaçi dëgjohet duke i thënë Mijalkovit se është i besueshëm deri në vdekje i kanë sjellë shumë dëm PDSH.

Ai fajtorin e kërkon tek Zaevi por duhet të mendojë akoma sepse mund të ketë bomba akoma më të rënda për mikun e tij të besueshëm VMRO. Dorëheqja e tij sigurisht ka ardhur për shkak të debakllit që pësoi dhe tash nuk ndihet si ndonjë lider se më parë ashtu e ka parë veten, ka thënë mes tjerave Ramadani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu