Ramën, po e njëjta qendër që e ‘këshilloi’ për të sulmuar Trump po e shtyn të ndërhyjë në Maqedoni

Sulmi i ashpër dhe i paprecedentë ndaj Trump nga Rama, s’mund të shpjegohet vetëm me mediokritetin, marrëzinë apo delirin e tij për pushtet. Me shumë gjasa Rama ka pasur një “urdhër/këshillë” për të bërë sulmin e paimangjinueshëm ndaj kandidatin për President të vendit më demokratik dhe të fuqishëm të planetit, duke e cilësuar atë si “turpin e civilizimit” dhe shkuar shumë larg, duke deklaruar se “nëse Trump do të zgjidhej President (madje vuri edhe baste në Shqipëri, Serbi e SHBA, se kjo gjë nuk do të ndodhte)  do të shkatërronte marrëdhnëniet partneriale SHBA-Amerikë…”. Ndërkohë që për,bajtja shpjegohet me “këshillën”, forma e reagimit mund të shpjegohet me mediokritetin, marrëzinë dhe delirin e tij për pushtet.

• Kryeministri që ka ardhur në pushtet, i mbështetur nga interesat e korrupsionit dhe oliagrkisë, ideatori i futjes në kuvend të individëve me rekorde kriminale dhe drejtuesi i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, do të mund të ndërmerrte një sulm të tillë të “guximshëm” vetëm nën “urdhëra/këshillim” dhe i udhërrëfyer nga deliri ekstrem për pushtet. Ky individ natyrisht ka qënë i mbërthyer edhe nga frika ekstreme e një “vetingu” eventual ndaj tij për shkak të një informacioni konfidencial si zotërues i një pasurie të paligjshme prej 200 milion euro në një llogari off shore.  Natyrisht fitorja e Trump në SHBA e ka coroditur, për rrjedhojë është i gatshëm nga deliri dhe frika të kryejë cdo lloj veprimi nën “këshillim”;

• Kryeministri që ka shkatërruar marrdhëniet me Greqinë deri në atë nivel saqë ne “deklaratën” për hapjen e negociatave me BE i kërkohet Shqipërisë të kthehet në traditën e “sjelljes konstrukvive” me fqinjët, që për të cilën në këto 25 vjet Shqipëria ështrë vlerësuar maksimalisht dhe asnjeherë nuk ka ndodhur të stigmatizohet sic ka ndodhur këtë rradhë;

• Kryeministri që para disa kohësh kërcënoi Maqëdoninë për frenim të anëtarësimit të saj në NATO, i keqkëshilluar në Tiranë, injorant i politikës së jashtme apo i “detyruar”;

• Kryeministri që duke zhvilluar marrëdhënie shou dhe teatrale me Vucic, herë duke luajtur kartën e nacionalistit ekstremist për të mashtruar kosovarët se gjoja po lufton për pavarësinë e tyre dhe herë duke darkuar e kënduar këngë për “liderin global”  ka nxitur reagimin jo adekuat të Kosovës dhe krijuar zemërim për ndërhyrje të panevojshme dhe të padobishme…;

• Kryeministri që ka krijuar vecse lidhje të paqarta selektive me faktorin shqiptar në rajon, dhe aty ku ai ska interesa ka luajtuar indiferentin sic ndodhi me rastin e zgjedhjeve në Malin e Zi..;

kërkon të luajë protagonstin, përmes takimeve të fshehta, për të ndërhyrë në Maqedoni nën  “këshillim” dhe me interesa të qarta personale për kolltukun e tij të kryeministrit.

Përfundimisht mund të thuhet se e njëjta qëndër që e “urdhëroi/këshilloi” për sulmuar Trump, po e “detyron/këshillon” të ndërhyjë në Maqedoni pas zgjedhjeve. Askush nuk është kundër mbajtjes së marrëdhënieve konstruktive e transparente me faktorin politik shqiptar në Maqedoni dhe shkëmbimin e opinioneve për të ardhmen e një Maqedonie stabël, sovrane, anëtare të NATO dhe të BE. Por një kryeministër të cilit nuk i hapen negociatat me BE sepse qeverisja e tij është “oligarkike, kriminale; kanabiste dhe e dyshur ekstremisht për blerjen e votave dhe kërcënimin e voptuesve” nuk mund të ketë asnje shans për të dhënë asnjë këshillë apo për të luajtur një rol konstruktiv për më tepër nëse këtë e kryen me “urdhër/këshillim” apo thjesht për interesat e tij personale delirante të pushtetmbajtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu