Gjasat që gjenerali i luftës dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që të ekstradohet për në Serbi nuk ekzistojnë.Gjykata e Colmarit në Francë është duke pritur fakte të reja nga Serbia për vendimin final për Haradinajt, por kjo e fundit nuk ka arrit ende që ti sjellë ato në Francë.
Por një gjë tashmë është e sigurt dhe e kuptueshme qartë se Haradinaj do ti kthehet Kosovës së shpejti, në momentin që Gjykata e Colmarit të Francës e shpall të pafajshëm atë nga fletë-arresti i lëshuar nga Serbia, shkruan Gazeta NewBorn.
Se nuk do të ketë ekstradim të Haradinajt për në Serbi këtë e konfirmoi sot edhe vetë lideri serb Oliver Ivanoviq.
“Unë nuk jam optimist se Haradinaj do të ekstradohet në gjyqësorin serb, por ka shanse që të jetë e interesuar Gjykata Speciale e cila ka formalisht një zyrë në Prishtinë, por të gjitha rastet do të kryhen në Hagë. Ai nga Parisi do të transferohet direkt në qytetin kryesor të Holandës. Kjo pa dyshim do të prodhojë pasoja të caktuara politike për Kosovë dhe Metohi, për shkak se qeveria nuk ka fuqi të vërtetë”, ka thënë ai për “Veçernje Novosti”, njofton Gazeta NewBorn.