Dakalarta e Edi Ramës mbi demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi ku kryeministri shqiptar shpalosi një të vërtetë se ai problem është një shpikje e politikës së brendshme të Kosovës, nxiti rreagimin e menjëhershëm të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, shkruan InfoShqip.
Haradinaj pa hezitim në facebookun e tij uroi qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë dhe nuk nguroi të kundërpërgjigjet ndaj Edi Ramës me ironi se kryeministrit shqiptar i mjaftojnë shpikjet e brendshme në Shqipëri e nuk i duhen ato të Kosovës.
Në opinion u bë bujë mbi raportet e acaruara mes kryeministrave, por Edi Rama pak minuta më vonë vizitoi shtëpinë e Haradinajve nga ku publikoi një fotografi festive me Ramush Haradinajn me kërcitje gotash në prag të pavarësisë./InfoShqip.com