Raporti i OSBE/ODIHR tregon se ka presione mbi të punësuarit në administratën e Maqedonisë

OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e parë të përkohshëm për procesin e organizimit të zgjedhjeve me disa kritika për fushatën zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport thuhet se shumica e partive politike filluan me mobilizimin e elektoratit para periudhës zyrtare të fushatës zgjedhore, e cila filloi më 21 nëntor.

Atmosfera parazgjedhore në përgjithësi, thuhet se është e qetë, me disa incidente të izoluara. Në OSBE/ODIHR është raportuar edhe për presione mbi të punësuarit në administratë për të mbështetur parti politike të caktuara.
ODIHR vlerëson punën e KSHZ-së, por thekson se janë realizuar edhe disa takim pune me dyer të mbyllura por të rëndësishme për procesin.

Edhe përskaj kritikave për procedurat e kontrollimit në terren, një numër i bashkëbiseduesve të OSBE/ODIHR kanë konstatuar se besimi në listën zgjedhore është rritur pas disa korrigjimeve të caktuara që janë bërë.
Sa ju takon mediave, OSBE/ODIHR ka vërejtur shqetësime për ngritjen e vetë-cenzurimit si rezultat i presioneve politike mbi mediat dhe sulmeve verbale mbi gazetarët.

Raporti i OSBE/ODIHR është publikuar pas vizitës së djeshme të eurodeputetëve të cilët thanë se bashkësia ndërkombëtare është mobilizuar për të ndjekur dhe monitoruar procesin zgjedhor./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu