Rashica: Do të ikja në çdo rast

Milot Rashica, edhe pse nuk ishte i pari, mban statusin e lojtarit që filloi këtë rrjedhje lojtarësh nga kuqezinjtë për te skuadra përfaqësuese e Kosovës. I konsoliduar tashmë si një talent i futbollit shqiptar, Rashica e ka harruar mesa duket fillimin e tij si lojtar i përfaqësueses kuqezi.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, anësori i skuadrës holandeze Vittese, tha se vendimi për t’iu bashkuar Kosovës nuk ka ardhur për arsye se nuk ishte në Europian.

“Unë jam lindur, jam rritur dhe jam zhvilluar si futbollist në Kosovë. Nga këtu kam shkuar në Holandë, ndaj dhe e kam parë të arsyeshme të kthehem këtu e ta ndihmoj vendin tim”, është shprehur Rashica.

TCH: Është i vërtetë fakti që mosgrumbullimi yt në Europian solli këtë vendim tëndin?

“Jo nuk është kështu. Ndoshta edhe pas grumbullimit, sigurisht që do e kisha pasur pak më të vështirë të zgjidhja, por besoj se përsëri do të isha kthyer këtu”, konfirmon futbollisti kosovar i Vitesses./ Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu