Xhaka është larguar nga loja me të kuq, dhe sërish nga njëjti gjyqtar.
Kjo është hera e dytë që Xhaka ndëshkohet me karton të kuq këtë edicion, dhe do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të Arsenalit.
Ndeshjet që Xhaka do të mungojë janë ajo me Southamptonin në Fa Cup, Watfordin, Chelsean dhe Hull Cityn në Premierligë. Ai ishte më i dobëti në fitoren 2:1 të Arsenalit, ku Shkodran Mustafi shënoi golin e parë.
Xhaka pas ndeshjes u vlerësua vetëm me notën 3 nga 10 sa ishte maksimumi, ndërsa Mustafi me notën 7.