Rasti Kumanova: Dëshmitarët e fundit nga Njësiti special në radhë për të dëshmuar

Ka nisur seanca e radhës për rastin e Kumanovës, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën themelore Shkupi 1, raporton Portalb.
Avokatët kanë njoftuar se kanë mbetur edhe 4 dëshmitarë të mbrojtur- pjesëtar të Njësitit special për të dëshmuar, nga gjithsej 42 sa ishin.

Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Nga grupi shqiptar mbetën të vrarë 10 veta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu